ajeti

Mbrojtësi Arlind Ajeti nuk lejojet të luajë për kombëtaren shqiptare në ndeshjen kundër Armenisë. Shkak për këtë është bërë një letër e mbërritur nga UEFA me arsyet se nuk ka kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për të veshur fanellën kuqezi. Në një deklaratë për Koha.net, Ajeti ka thënë se UEFA e ka lajmëruar se nuk mund të paraqitet ndaj Armenisë, por sipas tij, nuk kanë dhënë ndonjë arsye. Ajeti është i pajisur me pasaportë shqiptare, por UEFA nuk i ka dhënë sqarime tjera ndërsa vendimi për të do të merret pas dy apo tre javëve. Ai më parë ka luajtur edhe për përfaqësuesen e Zvicrës në grupmoshat e reja.