Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar ku do të bëhet dorëzimi i emrave të propozuara nga deputetët për presidentin/en e re. Deputetët socialistë kanë plotësuar formularin me tre emra për kandidatët për president të vendit. Pasi kanë plotësuar formularin, ato më pas i kanë futur në një kuti votimi. Krahas zarfeve me tre propozime të deputetëve socialist, kreu i grupit parlamentar ka ftuar për herë të parë qytetarët të dërgojnë propozimet e tyre përmes postës elektronike, sikurse ka thënë do të dëgjohet në një takim të posaçëm edhe shoqëria civile.

Më pas, të mërkurën, Balla tha se do të nisin bisedimet me grupet parlamentare.