Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballla ka refuzuar të japë një koment për dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit të PS, Balla u pyet nga gazetarët për këtë zhvillim të rëndësishëm në kampin blu, por nuk preferoi të japë një përgjigje. Sipas tij, paketa e rezistencës sociale është më e rëndësishmja për momentin.

“S’kam asnjë koment për çështjen. Për ne ka rëndësi më shumë se kjo, paketa e rezistencës sociale”, tha shkurt Balla.

Kreu i grupit socialist, zbuloi gjithashtu se në mbledhjen e sotme u vendos që edhe deputetët do të jenë në terren për të verifikuar zbatimin e masave të marra nga qeveria për krizën e çmimeve.