Disa ditë pas arrestimit nga policia kolumbiane në shtëpinë e prindërve dhe disa ditë pas videos që bëri xhiron nëpër botë në të cilën ai dukej i përgjakur dhe i shpwrfytyruar, Fredy Guarin thyen heshtjen dhe e bën këtë me një deklaratë zyrtare të lëshuar përmes profili i tij nw rrjetet sociale: “Sot përballem me një nga ato ndeshjet e vështira, por jam i sigurt që me ndihmën e Zotit dhe atyre që më besojnë dhe më njohin unë do ta fitoj atë”, shkruajti ish-mesfushori i Interit qw tani luan pwr Millionarios.

Comunicado a la opinión pública. pic.twitter.com/ZTOho034SW

— Fredy guarin (@fguarin13) April 4, 2021

KOMUNIKATA
“Unë dua të shpreh mirënjohje të përjetshme për familjen time, miqtë, tifozët, shokët e skuadrës dhe drejtuesit e klubit për solidaritetin e tyre dhe mbështetjen e pakushtëzuar në lidhje me situatën time aktuale personale dhe familjare.”

“Lidhur me versionet që qarkullojnë në lidhje me atë që ka ndodhur, unë dua të sqaroj se ajo që thuhet për anëtarët e familjes sime nuk është e vërtetë. Unë kërkoj respekt për ta, veçanërisht për fëmijët e mi, të cilët nuk duhet të vuajnë pasojat e ekspozimit tim publik ose veprimeve tw mia”.

“Sot përballem me një nga ato ndeshjet e vështira, por jam i sigurt që me ndihmën e Zotit dhe ata që më besojnë dhe më njohin, do ta fitoj. Vlerësoj jashtëzakonisht shumë të gjitha mesazhet inkurajuese, të cilat më japin shpresën të përmirësohem ditw pas dite”.