Dy britanikë dhe një maroken të kapur nga forcat ruse në Ukrainë janë dënuar me vdekje, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti, shkruan BBC.

Gjyqi për Aiden Aslin, 28 vjeç, nga Nottinghamshire, Shaun Pinner, 48 vjeç, nga Bedfordshire, dhe një shtetas maroken Saaudun Brahim, u mbajt nga një gjykatë në Republikën Popullore të Donetskut, e cila është në kontrollin e rebelëve pro-rusë.

Gjykata nuk është e njohur ndërkombëtarisht. Mësohet se ata akuzohen se kanë shërbyer si mercenarë, por familjarët e britanikëve thanë se ata ishin pjesë e ushtrisë së Ukrainës.

Të dy britanikët kanë qenë pjesë e forcave të armatosura të Ukrainës dhe Britania e Madhe e ka bërë të qartë se ata janë të burgosur lufte me të drejtë imuniteti dhe nuk duhet të ndiqen penalisht.

“Gjykata e Lartë e DPR miratoi dënimin e parë për mercenarët – britanikët Aiden Aslin dhe Sean Pinner dhe marokenin Saadun Brahim u dënuan me vdekje”, raporton korrespondenti i RIA Novosti nga salla e gjyqit.”