Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimin nga detyra në 17 Mars. Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi shkarkimin e gjyqtares Hoxha, e akuzuar se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve. Megjithatë sipas ish-gjyqtares së Krujës vendimi për shkarkimin e saj ishte antikushtetutes.

Prej 11 shkurtit gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit. Së bashku me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave. Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë disa muaj më parë në Tiranë.