Tyson Fury paralajmëroi pensionimin e tij vetëm pak ditë më parë.


Megjithatë, Fury duket se e ka ndërruar mendjen pas duelit për kampion bote të peshave të rënda mes Joshua dhe Usyk, ku ky I fundit u rikonfirmua si kampion.

 

Në një video të publikuar nga “DAZN Boxing” në Twitter, Fury ndëgjohet duke thënë se ishte ndeshja më e dobët në histori të peshave të rënda për kampion bote.

 

“Duhet të tregohem i sinqertë me ju djema, ata dy ishin të tmerrshëm. Është ndeshja më e keqe që unë kam parë ndonjëherë. Do i mposhtja të dy në të njëjtën natë”, ndëgjohet të ketë thënë “Gippsy King”.