65391284826
Turqia vazhdon të ndërtojë aeroportin e dytë në det “Rize-Artvin”, 1 km larg nga bregu dhe me kapacitet 900 mijë pasagjerë në vit.

Kanë përfunduar punimet e sondimit për pjesën kryesore 3 mijë e 200 metra të gjatë të aeroportit Rize-Artvin, i cili është aeroporti i dytë që ndërtohet në Turqi duke mbushur detin.

Pista e aeroportit do të ndërtohet 1 km larg nga bregu duke e mbushur detin deri në thellësinë 32 metra me 100 milionë gurë e shkëmbinj.

Kur të ketë përfunduar së ndërtuari aeroporti do të ketë një kapacitet vjetor prej 900 mijë udhëtarësh.