tuna

Tuna, e cila ka më shumë se një vit që nuk ka dhënë një intervistë për mediumet shqiptare, foli rreth projektit “MMV” dhe standardet e reja që ajo i ka vënë në industrinë e muzikës shqiptare me investimin e bërë, teksa në prapavijë shfaqein pamjet e Fenix Tour 2, turne që po ashtu hapi dimensione të reja në industrinë e performimit.

E pyetur se nëse është milionere, Tuna nuk e mohoi këtë fakt, që ajo e cilëson privat.

“Kjo është pyetje shumë private dhe shumë intime. Nuk jam keq”, ka theksuar Tuna.

Më tej ajo foli për bashkëpunimin e saj me Getin, duke thënë se ajo dhe Geti janë më të mirët.

“Jemi pionerët, jemi më të mirët. E kemi dëshmuar gjatë viteve edhe Geti edhe unë, dhe e kam ndjerë se në MMV është dashur të bashkohen kokat tona, që pak a shumë janë të njëjta”, shtoi Tuna.

Duke komentuar mbi spekulimet dhe gjithë atë që përfolet nëpër media, Tuna tha ajo është mësuar me këtë fakt. Teksa thotë se shoëbizi është një lojë, e ajo po e luan lojën.

“Për dyfytyrësinë nuk dua të flas. Nuk dua të ngarkoj veten me gjëra negative. Mendoj se të gjithë e kanë vendin e vet. Jeta personale? Asgjë.. asgjë miku im”, ka thënë Tuna duke iu drejtuar gazetarit.

E në pyetjen e top gazetarit nga Prive, Vlorijan Halili, se nëse ajo do të pushojë, apo do të publikojë ndonjë projekt të ri, Tuna tha se edhe shumë kohë (muaj) nuk do të ketë një projekt të ri.

“Planet e mia tani për tani janë në ‘stand by’ dhe nuk jam duke punuar asgjë. Kam plane për të shkuar jashtë vendit, e dua të shfrytëzoj këtë për të rikarikuar energjitë dhe për të sjellë një ‘vibe’ sa më fresh”, përfundoi Tuna për Prive.