Trump për emigrantët: “Ata po shkatërrojnë gjakun e vendit tonë”

Emigracioni është përmendur edhe një herë dje, të martën, nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, duke thënë se personat që kalojnë ilegalisht kufirin për në Shtetet e Bashkuara, po “shkatërrojnë gjakun e vendit tonë”.

“Ata po hidhen në kufi dhe po derdhen në vendin tonë dhe askush nuk tha t’i kontrollonte,” tha Trump në një ngjarje të fushatës në Waterloo, Iowa.

“Po shkatërrojnë gjakun e vendit tonë. Kështu bëjnë ata. Po na shkatërrojnë vendin”, ka shtuar ai duke shkaktuar reagime të forta.

Komentet e reja mbi emigracionin vijnë pasi Trump tha në një tubim në New Hampshire të shtunën e kaluar se emigrantët që hyjnë në SHBA po “helmojnë gjakun e vendit tonë”.

Trump përsëriti pretendimin në Truth Social të shtunën mbrëma, duke komentuar me shkronja të mëdha: “Emigracioni i paligjshëm po helmon gjakun e kombit tonë. Ata vijnë nga burgjet, nga institucionet mendore – nga e gjithë bota”.

Reagime intensive
Vërejtjet e Donald Trump fundjavën e kaluar tërhoqën kritika të ashpra nga fushata e rizgjedhjes së Presidentit Joe Biden, i cili i krahasoi komentet e Trump me përdorimin e termit “helmim gjaku” nga Adolf Hitleri në manifestin e tij “Mein Kampf” për të minimizuar emigracionin dhe përzierjen e racave.

Këto deklarata të tij kanë shkaktuar edhe reagimin e disa republikanëve.

Trump, megjithatë, hodhi poshtë krahasimin me Hitlerin gjatë ngjarjes të së martës në Iowa, duke thënë se ai “kurrë nuk e lexoi Mein Kampf” dhe se Hitleri e bëri komentin “në një mënyrë shumë të ndryshme”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top