Official portrait of President Donald J. Trump, Friday, October 6, 2017. (Official White House photo by Shealah Craighead)

Presidenti amerikan Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen. Nominimi vjen për përpjekjet e presidentit për arritjen e marrëveshjes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Christian Tybring-Gjedde, anëtar i Parlamentit Norvegjez dhe kryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, është ai që e ka bërë nominimin për Trump.

Kjo nuk është hera e parë që Tybring-Gjedde nominon Trump për çminin Nobel, të njëjtën gjë ka bërë edhe në 2018 për mbajtjen e samitit në Singapor ku u prit lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un.

“Për meritat e tij, unë mendoj se ai ka bërë më shumë duke u përpjekur për të krijuar paqe mes kombeve sesa shumica e të nominuarve të tjerë për Çmimin e Paqes,” i tha Tybring-Gjedde Fox News.

Përveç marrëveshjes Izrael-Emiratet e Bashkuara Arabe, letra e nominimit drejtuar Komitetit të Nobel-it përmend rolin kryesor të Trump në lehtësimin e kontaktit mes palëve në konflikt … të tilla si mosmarrëveshja kufitare e Kashmirit mes Indisë dhe Pakistanit dhe konflikti midis Koresë së Veriut dhe Jugut.”