Një vizitë e rëndësishme e tre ish-presidentëve të Shqipërisë në Hagë do të zhvillohet sot. Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi, si dhe ish-Kryeministri Pandeli Majko, do të vizitojnë në Hagë ish-krerët e UÇK-së, të akuzuar për krime lufte.

Ish-presidentët shqiptarë pritet të takohen me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi dhe të tjerët. Ata po mbahen në paraburgim nga Haga.

Delegacioni të ish-presidentëve do t’i bashkohet edhe Behgjet Pacolli. Pacolli është ish-ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Kosovës.

Kujtojmë se më herët nga Shqipëria ka zhvilluar një vizitë në Hagë, nga kryeministri Edi Rama. Nga Kosova ata janë vizituar nga krerët fetarë të Kosovës dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.