Tanimë duket se dalëngadalë po i kthehemi normalitetit dhe shumë aktorë i janë rikthyer punës duke punuar për projektet më të reja. Këtu përfshihet dhe aktorja tepër e dashur, Angelina Jolie, e cila filloi xhirimet për filmin Marvel “Eternals”. Mësohet se ky film do të dalë në kinema nëntorin e ardhshëm me yllin që interpreton heroinën Thena. Jolie, për t’ju përshtatur rolit, u bë bionde dhe duket krejt një person krejt tjetër dhe duket një yll.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Jolie humbi betejën ligjore me ish burrin Brad Pitt për kujdestarinë e fëmijëve. Një gjykatës ka vendosur në favor të aktorit të njohur, sipas ‘Us Weekly’ që ka siguruar dokumentet

“Në dëshmitë e dorëzuara në gjykatë ka shumë pika të rëndësishme që duhen parë, por kujdestaria duhet ndarë duke iu përshtatur edhe kërkesave të zotit Pitt, në interes të fëmijëve”, shkruhej në dokument.

Kur ky vendim të hyjë në fuqi, dy aktorët do ndajnë kohën që shpenzojnë me fëmijët dhe do kenë kujdestari të përbashkët të: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, dhe binjakëve Knox e Vivienne.

Nga kategoria