Të paktën 20 persona janë shkrumbuar, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u përfshi nga flakët.

Autobusi plot me pasagjerë u përplas me një cisternë nafte në Pakistanin qendror.

Aksidenti tragjik ndodhi sot , e martë 16 gusht.

Sipas policisë, autobusi u përplas me pjesën e pasme të cisternës në periferi të qytetit Multan.

“20 persona u vranë në aksidentit rrugor”, tha për AFP ao Zulfikar Ali, një zyrtar i lartë i policisë.

Zyrtari tha gjithashtu se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 6 pasagjerë.