“Inter kampion dimri? Vazhdimësia e Interit është një kënaqësi sepse është vazhdimësia e një pune që e kemi nisur ne dhe po e vazhdojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ka vend vetëm për të përgëzuar, mendoj se Interi ka hedhur themelet për të qëndruar atje lart për shumë vite”. Pas fitores së Tottenham, ndaj Crystal Palace, Antonio Conte është ndalur të flasë edhe për Serie A në mikrofonat e Sky dhe e bën duke provokuar: “Ndoshta do të kthehem një ditë për të tentuar të përmbys përsëri parashikimet,” tha trajneri i Spurs.

Premier League doli në fushë sot pavarësisht shumë rasteve me Covid që po prekin shumë skuadra: “Ne kemi qenë më të prekurit nga ky virus, por e kuptoj që është e vështirë të ndalosh gjithçka. Me siguri tani ka më shumë vëmendje dhe ne po testojmë veten çdo ditë për të luftuar sa më shumë Covidin”.

Më pas, në lidhje me fitoren ndaj Palace: “3 pikë të rëndësishme, na duheshin për t’i dhënë vazhdimësi punës që po bëjmë. E mira është se ne qendruam në lojë gjithmonë me mendjen të kthjellët. I pamposhtur në Premier League? Duhet vetëm të punojmë, e dimë që kemi ekipe të rëndësishme përballë, sinqerisht do të duhet kohë dhe durim. Por grupi më ndjek dhe kjo më jep kënaqësi dhe entuziazëm të madh”.