Topologjia e Alpeve Shqiptare Lugina e Valbones Hidrologjia
Lugina e Valbones shtrihet pothuajse në qendër të alpeve lindore,midis bllokut të Jezerces ,Kollates e vargmalit Qypi gracit –Rupe në veri e verilindje Dhe vargut malor Maja Boshit –Maja hekurave në Jug dhe Juglindje
Shpatet e lugines se Valbones në skktorine mesëm ngrihen në asimetri pak të dukshme me kreshtën e Kollates nga e majta dhe me ate te Qetave te Harushes nga e djathta..I vetmi zgjerim i lugines se Valbones është i mbas Kollates{120-150m} gjersi I formuar në kryqezimin e thurjes tektonike të perroit të Çeremit me atë te Valbones. Me këtë thyrje lidhet edhe kthesa e menjehershme e kesaj lugine për në juglindje që ajo bën në ketë sektor.
Nga e majta këtu bashkohet me Valbonen lugina e perroit te Çeremit me origjinë tipike akullnajore. Pjesa siperme e lugines se Çeremit shtrihet terësisht në rreshpe granoddirjote dhe merr ma tepër pamjen e një pellgu. Kurse pjesa e poshtme hyn në karbonatiket e malit te Gjarperit e të Kollates duke formuar një luginë të thellë e me shtrat të ngushtë..Fundi akullnajor i kesaj lugine është prerë thellësisht duke formuar kanion brenda korites.
Pak më poshtë bashkimit meluginen e Çeremit takohet me një tarracë në lartesinë 10-12 m nga e majta luginës.
Nga grykderdhja e perroit të çeremit e deri në Shoshan shtrihet sektori I mesem i lugines deri në Dragobi e cila dallohet për morfoligji krejt të ndryshme
E në këtë sektor kthehet në një luginë erosive e ngushtë dhe e thellë në formën e germes V I vetmi zgjerim në këtë sektor është ai I Dragobise ku del berthama e vjetër rreshpore dhe ku përfundojnë dy degët e sajë Lugina e perroit të Milloshit nga e majta dhe ajo e perroit të Motines nga e djathta.
Lugina e Motines është gjithashtu një luginë akullnajore e varur për shkak të mungesës së rrejdhjes së perhershme për shkak të dukurive karstike.
Në Dragobi del një nivel tjeter tarrace e tipit akumulues ,3-4 m mbi lumoren me gjatesi 250-300m . Pas Dragobisë lugina e valbones vjen e ngushtohet gradualisht deri sa perfundon në kanionin madheshtor te Shoshanit ,me gjersi të fundit 1-2m dhe thellesi disa dhjetëra metra. Te ura Shoshanit lugina çlirohet përfundimisht nga vargmalet e larta alpine dhe futet në pellgun e Tropojes ku në pjesen ma të madhe humbet karakterin e vet. Pastaj vazhdon me ngritje massive me shkembinj gelqerorë e madhësive të ndryshme e cila vazhdon deri te blloqet e maleve të Jezerces dhe Kollates që kufizojnë luginen e Valbones . Ato ndërtohen terësisht nga gelqeror të mesozoit ,që kanë strukturë bllokore dhe qarkohen prej thyrjesh të fuqishme tektonike normale. Relievi i tyre është nga më te perhapurit e maleve shqiptare, me kreshta të mprehta piramidale rrepire që zbresin vertikalisht disa qindra metra mbi gropat ,luginat e lugjet për rreth .Një rrol të madh ka luajtur edhe akullzimi i kuaternarit që ka qënë më i fuqishem në gjithë Alpet Shiptare.
Gjithashtu kemi depozitime të Triasikut të poshtem që zënë pjesën jugperendimore .Ato përfaqesohen nga gelqerorë shtresë e hollë pllakore që nderthuren me shtresa te holla rreshpesh argjilore mjaft karbonatike Në pergjithesi gelqeroret janë mfjat të rikristalizuar dhe dolomitizuar
Depozitime të triasikut të mesem Ato përfaqësohen gelqerore e dolomite ngjyre hiri të çelur të bardhë ,gëlqerorë shtresë trashë e me pamje masive ngjyrë hiri të erret
Depozitime te Triasikut te siperm përfaqesohen nga gelqerorë biomekritike me shtresa të trasha dhe dolomite.
Depozitime te Kuaternarit zënë gjithë pjesen e lumit të Valbones përfaqesohen nga depozitime të perziera proluviale ,deluviale koluvione shpati e derdhje e tyre në fundshaptet e lugines ,në formen e një mase të shkrifet e gjysem të shkrifet çakelloro –dherore mepopla e deri në blloqe të fuqishem shkembor disa meter kub Kanë natyrë mjaft heterogjene si në drejtim të perqindjes se materialit të imet e atij copezor ashtu dhe te materialit të trashë bllokor. Shpesh Brenda kesaj mase ndeshen blloqe të fuqishëm shkembinjësh karboantik të rrudhosur nga shpatet në drejtim te fundit të lugines. Në bazë të ndryshimeve morfologjike në këtë luginë dallohen tre sektorë. Sektori I siperm ,nga lugu akullnajor i Valit e deri në grykderdhjen e perroit të çeremit
Sektori i mesem midis këtij të fundit dhe ures së Shoshanit sektori i poshtem nga ura e Shoshanit deri ne Fierzë. Në sektorin e mesëm dhe të siperm ku perfshihet Dragobia kalojnë në struktura antiklinale.
Lartesia mesatare e pellgut ujëmbledhes të Valbones është 1396m dhe prurja mesatare shumë vjeçare është 31.7m3/s . Sipas studimeve te institutit hidrometerologjik pellgu ujëmbledhes I lumit të Valbones rreth 13% e tijë gjëndet në lartesitë mbi 2000m ,dhe 46% në lartesinë 1000-2000m dhe pjesa nën kuoten 1000m përben 41% të pellgut.
Nga pikpamja hidrometerologjike kjo zonë karekterizohet nga një ujshemeri e lartë Ujrat e shiut që bien dhe ato të bores depertojnë në gelqeroret e karstelizuar të pellgut te tijë dhe dalin në siperfaqe në formë burimesh . Këto burime pasi bashkohen edhe me ujërat siperfaqesore formojnë lumin Valbona,I cili derdhet ne rezervuarin e Fierzes në fshatin Gri.
Pellgu ujëmbledhes I lumit Valbona përfshihet në zonen klimatike mesdhetare malore veriore e cila karektirizohet prej dimrash të ftohtë dhe verë e nxehtë.
Kjo zonë është nder pjesët më të ftohta të vëndit Minimumet absolute që vrojtohen pothujase çdo vit janë -10 deri -12 “c Dimrat zbresin deri në -25gradë celcius.
Në pjesën qëndrore të zonës ku ndodhet ky lumë shuma vjetore rreshjeve i kalon 2000mm . Numri I ditëve me rreshje të medha se1mm është 100 ditë trashesia maksimale e borës ka pas mberritur 2m.
Rrjedhja ujore
Siç u tha me siper periudha 42 vjeçare evrojtimeve dhe matjeve hidrologjike në vendmatjen e Dragobisë ka një numer ëe mfjaftueshem termash për të llogaritur në menyrë të saktë parametrat hidrologjik të lumit.
Rrjedhja ujore vjetore
Parametri kryesor I rrjedhejs vjetore është prurja messatare vjetore osenorma e rrejdhejs e cila jep ujshemrinë e lumit ose sasinë e ujit që rrjedh mesatarisht në aks Duke kryer llogaritjet përkatese me serinë e vrojtuar në vëndmatjen Valbona në Dragobi rrezulton që prurja dhe vellimi mesatar shumvjeçar për këtë vënd matje janë Qmes = 9.3m/s dhe Vmes =292x10ne fuqi 6m3/në vit
Kësaj prurje i korrespodon një modul i rrjedhejs vjetore prej 53.4 l/s në vit
Dhe një kofiçent I rrjedhejs vjetore prej @=0.83 vlera të cialt janë të larta porë të pranushme Pra prurja mesatare vjetore shumë vjeçare është 6.66m3/s
Rrjedhja e ngurtë dhe cilësia e ujrave
Siç dihet rrjedhja engurtë përbëhet prej lendes së ngurtë pezull që karekterizohet prej trubullsisë ,e cila rrjedh së bashku me rrjedhjen e ujit dhe rrjedhja engurtë fundore ecila vrojtohet vetëm gjatë periudhes së plotave
Lumi i Valbones ,ashtu si të gjithë lumenjt e Alpeve ,karekterizohet prej ujrash të kthjellet me një trubullsi të ulet Vetëm gjatë periudhes se laget ajo mund të marrë vlera prej 250 deri 350 gr/m3
Gjatë periudhes se plotave nëlumenj si Valbona ,rrjedhja fundore përbehet kryesisht prej zhavorresh me diameter të konsideruesheme Guret arrijnë diameter 300 deri 500mm dhe me shumë
Persa i perket cilësisë se ujrave ato janë mfjaft tëpastra .Nga pikpamja hidrokimike ato konsiderohen si ujera me mineralizim të ulet që ka vlera prej 200 deri 500 mg/l
Jonet kryesore që zoterojnë janë bikarbonate të cilat përbëjnë me shumë se gjysmen e shumes së joneve Prania ebollshem e joneve të kalciumit tregon për praninë e formacioneve gelqerore Pastaj vijnë jonet sulfate Në keto ujra nuk verehen jone nitrate apo fosfate Karekteristikë kjo e ujrave të pastra
Rreljevi shumëi pjerret ka një ndikim të madh në rrezatimin diellor dhe nëproçeset fiziko-kimike ,biologjike te tokformimit ,të rregjimit të ujrave nëntoksore Rrjedhimisht që inflencon drejtëpersedrejti dhe në bimesi dhe faunë Lugina dallohet për një mbulesë të pasur bimore falë kushteve të favorshme klimatiko –tokësore Ajo është një nga luginat më tëpyllzuara të alpeve Pyjet esajë të cilat shfrytezohen përekonominë e rajonit Japin impakt ekononomik cilësorë rajonit Pjesën dermuse të kesajë lugine pyjet e zën në lartesite 600-1200m E zë kati i ahut, pra janë pyjet e Valbones dhe Rragamit që mbizotërojnë
Kurse kati I dushkut shtrihet në një brez të ngushtë ,kryesisht në shpatin e majtë të lugines {nga ura e Shoshanit deri në grykderdhjen eperroit tëçeremit në lartesinë mbi 400-900m Në mbulesën bimore të lugines vlen të permendet pylli i bredhit të zi që shtrihet gjatë zallishtes se sajë midis fshatrave Rragam dhe Valbonë në lartesinë 900-1200m I cili për nga siperfaqja që ze ështëi vetmi në vendin tonë
Ngafamilja e ahut permëndim qarrin ,bungu dhe gështenja e eger
Nga bimet medicionale permendim dellinjat që vazhdojne deri në Tpla,Sherebela .shqema. kumbulla ,arra
Fauna përbehet kryesisht nga ariu imurrmë ,ujku,qelbësi ,ketri riqebulli
Nga shpendet kemi thellenxa e malit ,pula eger shqiponja ,bufi .kukuvajka
Nga zvarraniket mund të permendim nëperka malit . neperka elivadhit
Nga insektet ka 20 lloj flutrash karekteristike përketë zonë
Nga peshqit elumit mund të permendim troften ,melushi, mustaku etj
Tani po prodhohet dhe energji elektrike
Projektet e rrealizuara synuan të prodhojnë energji elktrike papatur çlirim tëdioksidit te karbonit duke ruajtur dhe mbrojtur mjedisin Projektet synuan të kontribojnë në permisimin e furnizimit me enrgji elktrike në zonat e fshatrave që mbulohen ngarrjeti i shperndares Duke e harmonizuar kështu dheme interestë banoreve të zonë për një cilesi matëmirë të jetes
Duke I shfrytezuar sasinë e madhe tërreshjeveqëmerr lugina 2030mm dhe rreshjeve te tjera ne forme bore për ti shnedrruar në energji elektrike.
Sepse sasia vjetore erreshjeve atmosferike luhatet ne vlerat 1500-2500mm shi 80-85% e rreshjeve bien në periudhen Tetor -Maj dhe 20% në periudhën Qershor -Shtator..Pra janë rrealizuar projekte me interes ekonomik ,të justifikueshme dhe pa demtuar ekosistemin e lugines së Valbones
Meqë zona rreth projekteve është malore rreth sajë kemi toka me kultura bujqësore si miser,theker patate ,fasule Keto kanë nevojë për ujitje .U shkon kanali me prurje te pacenuara dhei lihet bujqesisë së zones për shfrytezim dhe ujitje…Porë siperfaqja e tokës bujqësore nuk është e konsiderushme Tokat bujqesore janë të pakta dhe pa rendiment
Megjithatë është siguruar I pacenuar vaditja e tyre ,pa cenuar asgjë nga kjo tarracë lumore shekullore