Shumë frikë për momentin dhe po aq ankth në minutat në vijim. Në fund, fatmirësisht lajmi i orëve të fundit është se për Sandro Tonali ishte “vetëm” një goditje. E fortë, por asgjë më shumë. E megjithatë, në minutën e 42 të miqësores së Italisë kundër Shqipërisë në Tiranë, u mendua për shumë më keq. Mesfushori kuqezi ra keq pas një kontrasti në ajër me Keidi Bare, duke goditur kokën, qafën dhe shpatullën në terrenin e lojës.

 

I transportuar jashtë fushës me barelë, i trullosur por i ndërgjegjshëm, Tonali më pas iu nënshtrua analizave në një klinikë private në Tiranë. Qartësimet kanë dhënë rezultate optimiste. Ndaj, pas lajmeve të para nga ambjenti i të kaltërve, ka qenë vetë lojtari që ka qetësuar të gjithë me një postim në instagram: “Jam mirë. Dhe jam krenar që jam pjesë e këtij grupi. E kësaj Italie”. Lojtari megjithatë është largohet nga kampi stërvitor i Kombëtares së Mancini për t’u kthyer në shtëpi. Tonali nuk do të jetë në dispozicion të teknikut për miqësoren tjetër, atë kundër Austrisë.