Është mbledhur ditën e sotme Komiteti i Ekspertëve lidhur me situatën e Covid-19 pasi në ditët e fundit është vë re një rritje e rasteve të reja. Eugena Tomini, drejtoresha e ISHP-së, tha se ka pasur një trend në rritje të rasteve pozitive në dy javët e fundit, ndërsa ka bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe marrje të dozës së tretë dhe të katërt për t’u mbrojtur nga virusi.

“Prej dy javësh ka një trend në rritje të rasteve të konfirmuara pozitive. Ky trend po pasqyrohet me rritjen e përqindjes së pozitivitetit dhe të shtrimit të pacientëve. Ka pësuar rritje nga gatit 4-5 muajt pararendëse. Për sa i përket bashkive në 90% kemi raste aktive dhe aktualisht popullata shqiptarë duhet të vaksinohet me dozë të 3 dhe të 4. COVID ka treguar se nuk ka një sezonalitet dhe është i pranishëm gjatë të gjitha muajve të vitit.”, tha Tomini.