tt

Dy deputetet Tom Doshi dhe Mark Frroku kane mberritur ne Gjykaten e Larte, per t’u njohur me masen e sigurise. I para qe doli nga Drejtoria e Policise se Tiranes ishte Mark Frroku. Pasi zbriti nga makina, ai ka ngritur lart duart e prangosura per te pershendetur familjaret qe ndodheshin jashte Gjykates. Ai u ka thene familjareve “Mos u trembni nga prangat e Llalles”.Pas tij ka mberritur Tom Doshi, i cili ndryshe nga Frroku nuk i kishte duart e prangosura, por i mbante ne xhep. Doshi dukej i qete dhe i qeshur, ndersa s’ka pershendetur njeri dhe as ka komunikuar me gazetaret e shumte qe ndodheshin aty.