tom-doshi8-655x356
Deputeti Tom Doshi u paraqit në Prokurorinë e Përgjithshme rreth orës 10:00, ku do ti komunikohen akuzat që rëndojnë mbi të. Doshi u lirua të martën nga Gjykata e Lartë e cila ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Sipas vendimit të gjykatës deputeti duhet të paraqitet çdo te hënë ne oren 10:00 në prokurori para oficerit te Policisë Gjyqësore. Pavarësisht lehtësimit të masës së sigurisë, Doshi njoftoi se nuk do te jete sot në parlament dhe se do të rikthehet vetëm për të thënë të vërtetat.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë Doshi tha se ishte i pakënaqur duke u shprehur se tashmë të gjitha akuzta ndaj tij kanë rënë ndërsa akuzoi për presion ndaj gjyqtarëve Ramën, Metën dhe Llallën. Po ashtu Doshi la të kuptohet se nuk do të përfshihet në fushatën e zgjedhjeve të 21 qershorit. Sipas tij Rama nuk po u shërben më socialistëve por vetëm LSI-së.

Deputeti ka ndërmend të vijojë betejën ligjore dhe këtë e kanë bere të qartë dy avokatët e tij të cilët paralajmëruan se cështjen do të cojnë deri në gjykatën e Strazburgut. Ndërkohë mësohet se po sot prokurorët pritet ti komunikojnë akuzat edhe deputetit tjetër Mark Frroku i cili është aktualisht i shtruar në spitalin gjerman pas problemeve me zemrën.