hqdefault

Edhe pas dëshmisë së Durim Bamit, i cili përgënjeshtroi totalisht
akuzat e deputetit Tom Doshi, ky i fundit deklaron se nesër dorëzon
provat nëe Prokurori. Në faqen e tij të Facebook, Doshi shkruan se ka
kontaktuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë dhe
ditën e nesërme do të dorëzojë provat.
Tom Doshi gjithashtu deklaron se do të flasë sonte në mbrëmjen drejtpërdrejt me të gjithë shqiptarët në një emision televiziv.
“Kam kontaktuar sot me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për ti dhënë
dëshminë time në lidhje me hetimet e nisura për tentativë vrasje ndaj
meje dhe një kolegu tjetër deputet. Më kanë caktuar, pas kërkesës time,
që nesër paradite të paraqitem për të dorëzuar provat e mia. Para çdo
gjëje për mua si person është e rëndësishme transparenca me publikun dhe
votuesin. Sot kam vendosur të komunikoj drejtpërdrejtë dhe hapur me të
gjithë shqiptarët”, deklaron Doshi.
Të hënën, deputeti socialist Tom Doshi u përjashtua nga grupi
parlamentar dhe menjëherë pas daljes nga selia rozë deklaroi se Ilir
Meta, ka paguar persona për të vrarë atë dhe deputetin e PD-së Mhill
Fufi. Pas akuzave të tij, policia shoqëroi dhe mori në pyetje personin e
porositur për të kryer vrasjet sipas Doshit, Durim Bami.
Ky i fundit ka deklaruar para prokurorëve se “Tom Doshi thuri
skenarin e atentatit dhe më bleu një makinë luksoze për të thënë
versionin e tij në zyrën e ministrit Tahiri”.
I riu ka përgënjeshtruar pretendimet e deputetit Tom Doshi.
“U pagova nga Doshi për të thënë versionin e tij. Thashë para kamerës
ç’më kërkoi Doshi. Thashë në kamera që mora urdhër nga lart. Doshi me
bleu një automjet luksoz. Më çoi te Tahiri të thosha emrin e Metës. Në
zyrën e Tahirit foli thuajse gjithë kohës Tom Doshi”, mësohet të ketë
thënë 36-vjeçari.