auto_edi-rama_14531414077093
Edi Rama vazhdon të pikturohet në shtypin grek sipas të njëjtit stereotip për të cilin ai ka kontribuar jo pak edhe vetë.

Këtë herë ka qenë gazeta “To Vima” që shkruan sot se kryeministri shqiptar është një nacionalist i rrezikshëm, që mund të sjellë trazira në rajon.

Ajo shkruan se Rama erdhi në pushtet me premtimet për paqe, por gjithçka ka ndryshuar. Gazeta greke shkruan se gjithçka ndryshoi që pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku sipas saj, “Rama ndezi zjarret e nacionalizmit në Ballkan”. “To Vima” shkruan se Rama e mbushi faqen e vet të Facebook-ut, plot me foto të flamurit shqiptar dhe këtë valë të nacionalizmit e shpjegon me përpjekjen e kryeministrit që të largojë vëmendjen e publikut nga problemet.

Sipas gazetës greke, për myslimanët shqiptarë, “bashkimi i trojeve shqiptare, është vullnet i zotit”.