Sërish lëkundje tërmeti në Greqi. Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter, në orën 04:38 të mëngjesit të së shtunës në Arkalochori, në Kretë. Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në perëndim-jugperëndim të Arkalochorit, me një thellësi 11.6 km. Kujtojmë se Greqia prej disa ditësh është tronditur nga lëkundje tërmeti.