Shërbimi zjarrfikës ka mbajtur sot një protestë paqësore para parlamentit për të kërkuar përmirësimin e kushteve të tyre të punës. Forcat zjarrfikëse kanë kërkuar që të paguhen orët shtesë, orët gjatë natës dhe ato në fundjavë. Përveç rishikimit të kushteve, zjarrfikësit kërkojnë edhe pajisje të reja. Ndër të tjera protestuesit thanë se zjarrfikësit në disa rrethe nuk janë lejuar që të vijnë për të protestuar në Tiranë pasi janë kërcenuar me heqjen nga puna.

‘I bëj thirrje kryetarëve të bashkisë që të shikojnë sektorin e zjarrfikëse nuk kanë kushtet e punës. Nuk kemi pajisje, nuk i duam për vetë por i duam për njerëzit, se i kanë me taksat e tyre. duam kushtet e punës dhe të shtohen pajisjet. Ka shumë kohë që nuk na trajtojnë në mënyrë të njëjtë. Është një ministria e Brendshme që është përgjegjëse për institucionin tonë.  Maksimumi 55 mijë lekë merr zjarrfikësi me 25 vite punë, ndërsa rroga fillestare është 36 mijë lekë. Të zbatohet ligji!’- u shpreh kreu i Sindikatës Bledar Bajrami.