Nisma e radhës ligjore e Partisë Demokratike e paralajmëruar sot nga kryetari Lulzim Basha është përparimi me draft-ligjin për të përfshirë në ligjin antimafia edhe nene kundër oligarkisë.

“Një lajm tjetër që i shtohet vettingut të politikanëve. Javën e ardhshëm ne do përparojmë me draftligjin e formuluar prej kohësh për të përfshirë në kuadrin ligjor, ligjin antimafia edhe nene kundër oligarkisë”, tha Basha.

 Ndër të tjera, kryedemokrati ka mbledhur sot grupin e punës për zgjedhjet e njoftuara në Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Në një komunikim për mediat, Basha është shprehur se organizimi i zgjedhjeve nuk ka lidhje me reagimin e kryetarit aktual Belind Këlliçi per pjesemarrje ne “Foltore” dhe pohoi se është i njëjti proces  si në 2014 ku për herë të parë është ndjekur parimi një anëtar një votë.