Deputetja e PD-së në Krujë Merita Bakiu i bashkohet zërave të rinj brenda grupit paralementar të PD-së që i kërkojnë dorëheqjen Lulzim Bashës.

Sipas Bakiut, PD pësoi një humbje të tmerrshme, është e përçarë dhe ndoshta më keq se në vitin 1997.

“Ndodhemi ne nje situate te veshtire, ndofta me keq se vitin 1997 , per arsye se pervec humbjes se tmerrshme kemi dhe nje PD te percare.

Ne kete moment po nuk morem pergjegjesite do te jemi dhe deshmitare te shkatarrimit perfundimtar. Nuk mund te fshihemi me pas sigles , anetaresia dhe per me teper votat popullore na treguan realitetin.

Pergjesjesia fillon se pari tek ju kryetar e me poshte. PD shpeton duke u bashkuar dhe ky bashkim fillon me doreheqjen tuaj dhe cuarjen ne zgjedhje te reja brenda PD ku bejne pjese edhe anetaret, miqte e bashkepuntoret qe sot i jane bashkuar foltores.

Nuk behet fjale per te gjetur fajtore, por per te marre pergjegjesi e per te bere zgjidhje.

Ja kemi borxh demokrateve bashkimin.” – deklaroi Merita Bakiu.

Lulzim Basha vijoi të mos pranojë humbjen e thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku jo vetëm nuk mundi të marrë asnjë bashki, por u rendit forcë e tretë me më pak vota se koalicioni i Sali Berishës me LSI-në dhe PDK-në.

Si pasojë e rezultatit katastrofik në zgjedhjet e 6 marsit, një numër jo i vogël deputetësh demokratë që e përkrahnin Bashën i janë kthyer kundër.

Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açkla vendosëm të japin dorëheqjen nga postet e PD-së, kurse Dashnor Sula deklaroi se është gati të lërë detyrën e deputetit, nëse nuk ndryshon situata aktuale në PD. Grida Duma ishte po ashtu e ashpër me Bashën në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar. Ervin Salianji kërkoi dorëheqjen e Bashës gjithashtu.

Gjatë mbledhjes, vetëm Flamur Hoxha, Arbi Agalliu dhe Oriola Pampuri ishin në krah të Bashës, ndërsa pjesa tjetër ishin pro dorëheqjes nga posti dhe mbajtjes së zgjedhjeve në parti.