Covid-19 ka marrë një tjetër jetë nga radhët e bluzave të bardha. Si pasojë e virusit, ka humbur jetën një nga neuropsikiatrët më të njohur shqiptar, prof. dr. Hiqmet Shqerra. Ai ishte i shtruar në spitalin COVID 3, por nuk ka mundur të fitojë betejën me koronavirusin duke u ndarë nga jeta pak pas mesnate në moshën 82-vjeçare.

Doktor Shqerra kontribuoi në trajtimin dhe kurimin e qindra pacientëve shqiptarë me probleme të shëndetit mendor, gjatë eksperiencës së tij 56-vjeçare si mjek neuropsikiatër. Për 20 vite drejtoi Spitalin psikiatrik të Elbasanit ku u shqua për aftësitë e veçanta profesionale dhe komunikimin e jashtëzakonshëm human me pacientët, familjarët dhe të gjithë komunitetin.