Një zjarr ka rënë në katin e dytë të një pallati. Për fat të mirë nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e Freskut në Tiranë, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë evakuuar menjëherë banorët e pallatit.

“Me datë 17.11.2021, rreth orës 18:20 në rrugën “Fadil Deliu”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.