vjedhje_banese_7876
Vjedhjet e banesave në Tiranë vazhdojnë të mbeten një nga shqetësimet me serioze për qytetarët, por edhe për policinë. Vitet e kaluara në përgjithësi fenomeni ka qenë me aktiv në periferi të kryeqytetit, por në të dhënat e vitit 2015 vërehet rritje e këtij krimi në zonën brenda unazës.
Sipas bluve shqetësim janë vjedhjet me thyerje të banesave. Policia ka bërë dhe një hartë me zonat dhe rrugët me problematike ku prona e qytetarëve është gjithmonë në rrezik. Këto zona dhe rrugë janë: Paskuqan, Kamëz, Bathore, Bërxullë, Babrru, Valias, Shkozë, Frutikulturë, zona pranë Liqenit.
Problem për uniformat blu janë dhe disa nga rrugët kryesore në Tiranë.
Ekspertet e sigurisë thonë se sezoni turistik i verës ka dhe numrin më të madh të grabitjes së shtëpive. Largimi me pushime dhe lënia e banesave pa njeri bën që grabitësit ta kenë më të thjeshte të kryejnë aktivitetin e tyre kriminal.
Nga ana e policisë janë goditur grupe të ndryshme kriminale, si ai “Laçianëve” apo individë të vetëm të cilët kryesisht janë përsëritës dhe me precedent penal. Te vjedhjet e banesave, rreth 24 % e autorëve të proceduar, janë shtetas të mitur dhe disa herë përsëritës brenda periudhës. Por ka dhe të rritur me eksperiencë dhe precedent të cilët kanë mënyrë më të dhunshme në kryerjen e grabitjeve.
Orari më i preferuar për grupet dhe individët kriminal janë orët e parë të mëngjesit dhe pikërisht intervali kohor nga ora 2 deri në orën 4:30 minuta.
Policia e Tiranës sqaron se nga janari deri në korrik në kryeqytet janë regjistruar 249 vepra penale ne vjedhjen e banesave. Nga këto janë zbuluar 116 prej tyre. Ndërsa në vitin 2014 kanë ndodhur 307 dhe janë zbuluar 129.