Makina-qe-digjet
Tirane- Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në rrugën “Bedri Karapici”në Tiranë.

Lajmi është raportuar në redaksi në orën 08:46 minuta.

Burimeve nga Policia të cilave u referohemi bëjnë të ditur se mjeti, me targa të huaja CB 920 EF, ishte në pronësi të Rami Hamzallari, efektiv i policisë rrugore të Tiranës

Këto burime bëjnë të ditur se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit. Nuk raportohet për të lënduar