aksident_1_9412
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Bërzhitës në Tiranë.
Sipas policisë, mjeti tip Volkswagen “Polo” me targa AA 521 JM ka dalë nga rruga, ku një person ka mbetur i vdekur dhe 3 të tjerë janë plagosur.
Shtetasi i cili ka ndërruar jetë është M. Gj, rreth 23 vjeç, ndërsa prej tre të plagosurve, dy prej tyre, A. N. dhe E. T. Kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Tiranës ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.