44mi-euro-vjedhje-shtepi-tetove-Vilajeti.com_-620x330

Tirane– Pronari i një banese vret dy grabitës. Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë nënstacionit të Selitës në kryeqytet.

Në orën 08: 45 minuta vrasja është raportuar në komisariatin nr 2.

Burime të policisë bënë të ditur se pronari i banesës Flamur Ymeri ka pikasur hyrjen në banesën e tij të dy personave të armatosur dhe të maskuar dhe në kushtet e vetëmbrojtjes i ka qëlluar të rinjë duke i lënë të vdekur në vend.

Më pas ai ka njoftuar policinë për ngjarjen dhe është vetëdorëzuar.

Bëhet e ditur se viktimat janë të moshave 22 dhe 27 vjec por policia nuk ka bërë të ditur ende identitetin e tyre.

Policia bën të ditur se ka sekuestruar në vendngjarje një automatik të tipit skorpsions dhe sipas dëshmisë së pronarit të banesës arma ka qënë e dy grabitësve.

Dyshohet se grabitësit u përleshën me pronarin 

Dy persona të armatosur dhe të maskuar janë future brenda në ambientet e vilës dy katëshe në pronësi të Flamur Ymerit. Dy grabitësit kanë hyrë brenda në katin e dytë të banesës ku kanë hasur dhe rezistencën e pronarit.

Flitet se ka pasur përleshje mes grabitësve dhe pronarit, por zyrtarisht nuk konfirmohet. Një tjetër informacion që duhet të verifikohet është dhe nëse pronari ka qëlluar mbi grabitësit me armën e këtyre të fundit apo me një çifte.

Policia ka marrë dëshmi edhe të personave të tjerë që kanë dijeni për ngjarjen e rëndë.

Dita e dyte kur Tirana zgjohet me vrasje

Për të dytën ditë me rradhë Tirana zgjohet me ngjarje të rënda. Një ditë më parë u ekzekutua në Kamëz një 50 vjecar në një atentat që iu bë në sy të djalit të tij të mitur. Ndërsa në Fushë-Prezë gjyshi vrau nipin e më pas veten pas konflikteve të pronësisë.