1422975772homoseksuali1
Një 43-vjeçar i ka dhënë fund sot jetës duke u hedhur nga një pallat
pranë shkollës “Harry Fultz” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë
pallateve të Hipotekës, ku 43-vjeçari i identifikuar si Arjan Karaj
është vetëhedhur nga godina rreth orës 15:00.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe po
hetojnë për rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që e çuan të riun drejt
këtij veprimi ekstrem.
Gjatë ditëve të fundit rastet e vetëvrasjes janë bërë tejet
shqetësuese, pasi tre ditë më parë një shtetas gjerman u hodh nga një vinç në qendër të kryeqytetit, ndërsa një 20-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e një hoteli