Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 14-vjeçar është gjetur i mbytur në Liqenin e Farkës. Policia njofton se rreth orë 06:35, tek Liqeni i Farkës, është gjetur pa shenja jete shtetasi i mitur me iniciale A.R., 14 vjeç, i cili? dyshohet se është mbytur në liqen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.09.2020, rreth orës 06:35, tek Liqeni i Farkës, është gjetur pa shenja jete shtetasi i mitur me iniciale A.R., 14 vjeç, i cili? dyshohet se është mbytur në liqen.

Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.