Orges Shehi rinovoi me Tiranën me dy kushte të vendosura: mbajtjen e lojtarëve dhe një kontratë profesioniste në terma, jo financiarisht duke folur. E megjithatë nëse kjo e fundit u plotësua, për të parën gjërat janë komplikuar pas rinovimeve me Najdovskin e Tosevskin. Kështu, nga bardheblutë janë larguar përvec Hotit, edhe Toli e Ngo’o, duke bërë që kushti i parë i premtuar teknikut të thyhet.

Në fakt, Tirana po vazhdon të përgatitet në Turqi, por Shehi është i shqetësuar sepse skuadra është e pakonturuar dhe lëvizjet e verës nuk i nxjerrin mirë llogaritë. Gjashtë lojtarë janë larguar deri tani nga bardheblutë dhe vetëm tre janë afruar. Duke patur në konsideratë që tekniku, gjatë gjithë sezonit, e ka konsideruar organikën të shkurtër në alternative potenciale për të zëvendësuar titullarët, atëherë tani situata është shumë më e komplikuar. Hoxhallari e Muca kanë lënë një gropë në qendër të mbrojtjes që drejtuesit e Tiranës shpresojnë të mbulojnë me Ajetin, por lojtari ka marrë kohë dhe në negociatat me 28 vjecarin nuk ka asgjë të re.

Sikur të mos mjaftojë edhe mesfusha ka humbur dy lojtarë të rëndësishëm si Hoti e Toli, me xholin difensiv që Shehi e përdorte edhe si mbrojtës të djathtë. Në vend të tyre kanë mbërritur Hila e Aleksi, por Shehi ka kërkuar edhe tre lojtarë të tjera: dy mbrojtës e një mesfushor, sepse në sulm gjërat janë përmirësuar disi nga ardhja e Florent Hasanitm që do ti bashkohjet Seferit, Xhixhës, Gjumsit e Dejvid, me këtë të fundit që pas ndeshjeve europiane mund të largohet gjithashtu, ashtu si Beshiraj e Ngo’o, zyrtarisht jashtë kryeqytetasve.

Kështu, llogaritë nuk dalin dhe Shehi shpreson që të ketë lojtarët e rinj që do të kompensojnë largimet në kohë për t’i përshtatur me grupin përpara 5 korrikut kur është ndeshja e parë në transfertën luksemburgase.