Në kohën kur prityet tashmë vetëm hedhja e shortit për të mësuar kundërshtart e kompeticioneve europiane, klubet shqiptare të kualifikuara një ide mbi atë që do të sfidojnë në raundin e parë të Champions e Conference League e kanë. Tirana kampione, që shortin për paraeleminatoren do ta mësojë në 7 qershor, për kundërshtarin me të cilin do të ndeshet në 21 të muajit natyrisht rrezikon të gjendet përballë kundërshtarëve të fortë, mjafton të përmendësh këtu Malmo, Sheriff Tiraspol apo Bodoe/Glimt që tronditi Romën fituese të Conference League. Bardheblutë në anën e tyre shpresojnë që goglat të jenë fatsjellëse e të kapin ndonjë mes irlandezëve të Shamrock, lituanezëve të Zhalgiris apo edhe Lincoln.

Gjërat në Champions dihen që nuk mund të jenë të thjeshta, por në Conference shanset janë më të mëdha. Partizani, Laci e Vllaznia janë përfaqësuesit shqiptar në këtë turne me dy të parët që do të shortohen në raundin e parë eleminatore në 14 qershor, ndërsa në fushë do të zbresin në 7 korrik për ndeshjet e raundit të parë. Ka dicka që i bashkon në fakt, në bazë koeficienti Partizanin e Lacin, sepse në short do të përballen me kundërshtarë të njëjtë. Të kuqtë e mbyllën sezonin në vendin e tretë pas kurbinasve, por njësoj rrezikojnë të “peshkojnë” rivalë të frikshëm si Inter Turku i Finalandës apo Sligo Rovers e New Town, që janë gjithashtu kundërshtarë të fortë. Kundërshtarë të përballueshëm ka, madje edhe në Kosovën tonë, me skuadra si Gjilani e Llapi, apo edhe Akademija Pandev në Maqedoninë e Veriut.

E treta përfaqësuese në Conference, Vllaznia, fituese e Kupës, për shkak edhe të përjashtimit të klubeve ruse e bjelloruse që spostuan ekuilibrat, është zyrtarizuar nga UEFA se do të marrë pjesë në raundin e dytë të kompeticionit.