Shqipëria është vënë në rolin e një vendi vasal që ende nuk dihet se sa refugjatë afganë do të presë. Ndërkohë që një shtet normal deklaron se kaq e kemi kapacitetin e parashikuar për ti ndihmuar partnerëve, Tirana zyrtare ende nuk e di shifrën që do ti urdhërohet nga jashtë.

Këtë e ka konfirmuar ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një postimi në “Twitter” thotë se Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë.

Ndërsa shpërndan një postim të sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken Xhaçka deklaron: “Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre” shkruan ajo pa shifra konkrete po me fraza të fryra propagandistike.