Autoritetet italiane kanë bërë të mundur bllokimin e  të dhënave që nuk konfirmojnë moshën e përdoruesve.

Bllokimi i aplikacionit më të famshëm për momentin erdhi si rezultat i historisë të vajzës 10-vjeçare nga Palermo”, e cila vdiq nga asfiksia pas një sfide në rrjetin social.

Bllokimi “do të zgjasë deri në 15 Shkurt, data në të cilën, autoritet italiane  do të vlerësojnë disa të dhëna të tjera të  nevojshme.

Masa e bllokimit, do t’i komunikohet së shpejti edhe autoriteteve irlandeze duke marrë parasysh faktin se kohët e fundit Tik Tok  kishte krijuar bazën e tij në Irlandë”.

Privatësia e përdoruesve është përparësi dhe ne po punojmë për të mbrojtur përdoruesit, tha në një deklaratë Tik Tok.

“Ne po analizojmë informacionet e marra nga autoritetet italiane. Privatësia dhe siguria janë një përparësi kryesore për TikTok dhe ne vazhdimisht po punojmë për të forcuar politikat dhe privatësinë  për të mbrojtur të gjithë komunitetin dhe përdoruesit që janë më të rinj në moshë./abcnews.al