Dhjetëra tifozë nga Holanda po kalojnë nga kufiri i Morinës për të ndjekur finalen e sotme mes Romës dhe Feyenoord në Tiranë. Ata kanë udhëtuar qindra kilometra për ekipin e tyre të zemrës.

Po në Morinë nuk mungojnë as tifozët e skuadrës italiane. Sipas të dhënave të marra në pikën kufitare gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në territorin shqiptarë 5094 shtetas të huaj me 2410 automjete, krahasuar me ditët e tjera numri është dyfishuar.