Vite më parë, kur ia dha vetes emrin “The Special One”, që në shqip i bie “I veçanti”, Jose Mourinho na paralajmëroi se nuk po bëhet fjalë për një karakter të zakonshëm në botën e sportit.


Batutat dhe sukseset e tij do të mbahen mend gjatë, por atij ditëve të fundit doli edhe përtej rrafshit sportiv.

 

Si kurrë më parë, portugezi u pa pjesë e një klipi muzikor të zhanrit hip-hop.

 

Reperi britanik, Stormzy, e ftoi Mourinhon si njërin prej pjesëmarrësve në këto xhirime.

Trajneri i Romës e tregoi edhe një talent të pashfaqur më parë, duke u përshtatur mjaft mirë me konceptin e këngës.

Më poshtë gjeni disa nga pamjet e këngës.