Aktori Dwayne Johnson ka zbuluar së fundmi  se nuk do të luajë në asnjë prej filmave të ardhshëm “Fast & Furious”.

“U uroj shumë fat në ‘Fast 9’. Dhe u uroj fat në ‘Fast 10’ dhe ‘Fast 11’ dhe të gjithë filmat ‘Fast & Furious’ që do t’i bëjnë pa mua”, ka deklaruar The Rock. Sipas mediave, arsyeja e largimit të tij janë konfliktet e shpeshta që ai ka patur me producentin dhe aktorin Vin Diesel. Johnson ka qenë pjesë e filmit që nga viti 2011 kur u lancua “Fast Five”, në të cilin liuajti rolin e agjentit të angazhuar për kapjen e Dominic Toretto (Vin Diesel).