Partia Demokratike do të mbledhë mbrëmjen e sotme në orën 19:00 grupin parlamentar në seli.

Në fokus të mbledhjes së grupit demokrat do të jetë seanca e nesërme plenare, e cila pritet të miratojë qeverinë e re dhe programin qeverisës “Rama3”.

“Sot, në orën 19:00 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi lidhur me seancën nesër, seancë me tepër rëndësi”, thuhet në njoftimin nga selia blu.