Tensionet në veri të Kosovës nuk kanë të shuar. Mëngjesin e sotëm në katër komuna veriore të Kosovës janë vendosur pankarta ku shkruhet “Mirë së vini në bashkësinë e komunave serbe”. Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ato janë vendosur në sheshet kryesore të këtyre qyteteve.

Serbët dje kanë bllokuar rrugët në shenjë pakënaqësie ndaj masave të reciprocitetit të autoriteteve kosovare për letërnjoftimet dhe targat e lëshuara nga Serbia. Pas mesnate, qeveria vendosi që të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe.