Detaje/ DIHA prezanton anketimin për klimën e biznesit në Shqipëri

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka prezantuar ditën e sotme me anë të një konference për shtyp rezultatet e anketimit për klimën e biznesit në Shqipëri.

Bledar Mankollari, drejtor Ekzekutiv i DIHA-s, gjatë fjalës së tij bëri një prezantim të rezultateve, ku tha se problematike në vendin tonë ngelen ende çështjet që lidhen me sigurinë ligjore, luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit dhe transparenca e tenderave publike.

“Ka një ngritje domethënëse te negociatat për anëtarësim në BE. Kemi një rënie të arsimi akademik, por prapë qëndron në një nga 5 faktorët e mirëvlerësuar. Kemi përmirësim të faktorëve të tjerë, por qëndrojnë në nivele të ulëta, fleksibiliteti në tregun e punës, disponueshmëria në faktorin lokal, disiplina në paga, stabiliteti social dhe politik apo dhe infrastruktura. Kemi rritje të lehtë, por qëndron në 5 të fundit, parashikueshmëria e politikave ekonomike, siguria ligjore, lufta kundër kriminalitetit, dhe korrupsionit, transparenca e tenderave publike, lufta ndaj informalitetit, qëndrojnë akoma faktorët problematikë sa i përket të të bërit biznes në Shqipëri.”, tha ai.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top