u-ccedil-k-merr-p-euml-rgjegj-euml-sin-euml-p-euml-r-sulmet-n-euml-stacionet-policore-n-euml-maqedoni-dokument_hd
40 persona, shumica prej të cilëve dyshohet të jenë nga Kosova, kanë marre me forcë një stacion policie në Maqedoni. Këto informata vijnë nga mediat maqedonase të cilat citojnë burime jozyrtare, transmeton Indeksonline. Press24 shkruan se katër oficerë policie po mbahen peng nga ky grup, dhe të tjerët janë liruar pasi që armët e tyre janë konfiskuar nga personat.

Ministri i Brendshëm maqedon, Ivo Kotevski ka thënë se sulmuesit ishin të armatosur, mbanin veshur simbole të UÇK-së dhe flisnin shqip me njëri-tjetrin. Njëri prej tyre, përmes një përkthyesi u është drejtuar personave me këto fjalë: “Ne jemi nga UÇK. Tregojuni se nuk do të mund të ju shpëtojë as Ahmeti e as Gruevski. Ne nuk njohim marrëveshje të Ohrit. Të gjithëve do t’u likuidojmë. Duam shtetin tonë”, ka thënë ai.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Goshnicë, komuna e Likovës. Sipas të dhënave, sulmuesit janë rebeluar me padrejtësitë politike në Maqedoni, dhe ata kanë kërkuar shtetin e tyre, dhe ndërprerjen e bisedimeve në Ohër. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dhënë versionin e saj lidhur me incidentin e ndodhur sot në mëngjes në postën policore në Goshincë të komunës së Likovës.

Lidhur me kë ngjarje ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, e cila ka dhënë versionin e saj për ngjarjen. Zëdhënësi i kësaj ministrie Ivo Kotevski në një konferencë me mediat deklaroi se institucionet e shtetit mbrëmë kanë qenë të sulmuara nga grupe terroriste.

“Sot në mëngjes rreth orës 2.30, një grupë prej 40 personave e kanë sulmuar stacionin policor në Grushnicë të Likovës. Ata kanë qenë rëndë të armatosur, të maskuar me uniformë që kanë mbajtur emblemën e UÇK-së dhe kanë folur shqip”, deklaroi Kotevski. Sipas tij, personat e armatosur kanë marrë rob katër policët që ishin kujdestar në sigurimin e kësaj zone.

“Katër policë që kanë qenë në ndrim të natës i kanë robëruar. Sulmuesit i kanë çarmatosur ata dhe i kanë lidhur me lidhëse ndërsa njërin nga policët e kanë rrahur. Të gjithë këtë e kanë incizuar me kamerë. Njëri nga sulmuesit, i cili ka folur keq maqedonisht duke pasur serbizma në gjuhë u ka thënë se ata janë nga UÇK-ja dhe se dëshirojnë të ndërtojnë shtet të vetin dhe se as Marrëveshja e Ohrit, as Gruevski e as Ali Ahmeti nuk do ti shpëtojë ata. Ju kanë thënë policëve të largohen, nëse kthehen do ti likuidojnë. Jua kanë marr pajisjet, armët, radiostacionet dhe celularët dhe më pas i kanë thyer. Njëri nga policët i ka liruar nga prangat policët dhe janë larguar në këmbë. Derisa janë larguar kanë dëgjuar gjuajtje. MPB po ndërmerr masa për zbardhjen e gjendjes, ndërsa për shkak të situatës serioze nuk ka më shumë detaje”, deklaroi Kotevski./