Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar një familje durrsake, të cilët janë shprehur se kanë kontribuar për Partinë Socialiste dhe janë anëtarë të saj, por që tashmë janë të zhgënjyer. Kryefamiljari i tha kreut demokrat se është zhgënjyer nga qeverisja socialiste për çështjen e legalizimeve, edhe pse prej vitesh ka qenë pjesë e PS. Kreu i demokratëve u shpreh se çështja e legalizimeve duhet të ishte mbyllur që me qeverisjen demokrate, por theksoi se për këtë ka kërkuar ndjesë në 2013-ën. Basha premtoi se do të realizojë zotimet dhe u kërkoi që në 25 prill të votojnë ndryshimin.

“E kam kërkuar prej 2013-ën ndjesën për çështjen e legalizimeve që duhet ta kishim mbyllur ne por nuk e mbyllëm. Ky erdhi me legalizime falas. Edhe me këtë nuk e mbajti premtimin. Më 25 prill është dita juaj. Ne kemi ardhur me një plan pune dhe jo me premtime boshe. Ne kemi dy vite që punojmë për çështjen e pronave dhe për fermerët. Ne kemi në dorë planin, ju keni në dorë ndryshimin. Më 25 prill ju keni në dorë ndryshimin”, tha Basha.