Vaksinat anti Covid, të prodhuara nga kompania Moderna kanë ngritur shqetësime në Kaliforni pasi zyrtarët e shëndetësisë thonë se disa persona pësuan reaksione alergjike. Më shumë se 330 mijë doza u shpërndanë në të gjithë shtetin në fillim të këtij muaji. Gjashtë prej tyre kishin nevojë për kujdes mjekësor në San Diego dhe për këtë çështje kanë nisur hetimet.

Epidemiologia Erica Pan kërkoi që të gjitha vaksinat që erdhën nga kompania, të zëvendësohen me të tjera.