Të premten seanca në Kushtetuese, Burgjet marrin masat për shoqërimin e Erion Veliajt

Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj pritet të marrë pjese në seancën që do të mbahet të premten në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me ankimin që ai ka bërë pas vendimit të Këshillit Bashkiak për ta shkarkuar nga detyra.

Mësohet se Drejtoria e Burgjeve ka marrë masat për shoqërimin e Veliaj ditën e premte në Gjykatë. Megjithatë mbetet në dorën e Veliaj nëse ai do të jetë i pranishëm personalisht apo jo.

Më herët ishte GJK që njoftoi Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve duke e vënë në dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe marrjen e masave për shoqërimin e zotit Erion Veliaj në seancën plenare publike.

Po ashtu pas shprehjes së vullnetit të Veliajt, Gjykata ka njoftuar edhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me sa më sipër.

Kujtojmë se pas ankimit të bërë nga Veliaj, Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë, edhe pse presidenti Bajram Begaj kishte dekretuar datën 9 nëntor, ditë kur do të mbahen zgjedhjet në 5 bashki të tjera të vendit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top