bunkeri_protesta_1_9944_10117
Ish-të përndjekurit politik po zhvillojnë sot protestën e radhës kundër ndërtimit të bunkerit, si një simbol i diktaturës. Kësaj herë, protesta nuk do të jetë te bunkeri, pranë ministrisë së Brendshme, por do të jetë një marshim nga selia e Ish- përndjekurve politik deri të Presidenca.
Ish të përndjekurit protestojnë kundër simboleve të diktaturës, kundër represionit politik dhe ngushtimit të lirive dhe demokracisë në vend.
Sipas kërkesës drejtuar policisë së Tiranës, mësohet se Shoqata Mbarëkombëtare e të burgosurve dhe të përndjekurve politike dega Tiranë, sot ora 11:00 – 13:00, do të organizojë një marshim-proteste duke nisur nga Instituti i të Përndjekurve Politik duke vazhduar drejt bunkerit më pas në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të dorëzuar në Institucionin e Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës një dokument.
Motoja e këtij Marshimi do të jetë: “Ndal promovimit të simboleve të diktaturës komuniste”.
Mësohet se marshimi ka nisur dhe se të përndjekurit po marshojnë drejt bunkerit, të mbikëqyrura nga forca të shumta policie.