Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit, sipas një deklaratë të zyrtarëve ukrainas, shkruan CNN.

Në Ukrainën lindore, ku po zhvillohen luftimet më të ashpra, katër persona u vranë dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën pas sulmeve ajrore ruse duke përfshirë Severodonetsk dhe Sloviansk.

Në Luhansk dhe Donetsk, trupat ruse bombarduan 21 zona të martën dhe shkatërruan 46 objektiva civilë, thuhet në deklaratë. Gjithashtu sipas një përditësimi të veçantë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Rusia po përqëndron përpjekjet e saj në Donetsk.

Në Lyman, 60 kilometra në perëndim të Severodonetsk, vazhdojnë luftimet intensive. Më në jug në Bakhmut, Rusia po përpiqet të largojë forcat ukrainase nga poziconet e tyre, thuhet në deklaratën e ushtrisë ukrainase.

Administrata rajonale ushtarako-civile tha gjithashtu se bombardimet vazhduan gjatë gjithë natës në pozicionet rreth Avdiivka, në veri të qytetit Donetsk, dhe të mërkurën në mëngjes u raportuan bombardime në pjesën e vjetër të qytetit.

Në 24 orët e fundit, nëntë sulme ruse janë zmbrapsur gjithashtu në Donetsk dhe Luhansk, shtuan zyrtarët rajonalë. Dy persona u vranë dhe pesë u plagosën në verilindje pasi Rusia “qëlloi masivisht” në Kharkiv, Izium, Bohodukhiv dhe Chuhuiv të martën.

Në jug, një person vdiq pas bombardimeve në zonën Bereznehuvate, 90 kilometra (56 milje) në veri të Khersonit. Një person u plagos gjithashtu nga bombardimet të mërkurën në Ochakiv, në jug të qytetit Mykolaiv.

Në Kherson, vazhdojmë ende të jenë të ndërprera rrjetet e komunikimit dhe rusët kanë rritur numrin e vendeve që shesin karta SIM ruse në qytet. Situata në fshatrat e pushtuara rreth Khersonit është kritike ndërsa vazhdojnë ende luftimet.